“Do t’i kërkoj mjekut të ekipit të më bëjë formacionin”, befason Inzagi: Nuk kishim as fat ndaj Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 17:18

“Do t’i kërkoj mjekut të ekipit të më bëjë formacionin”, befason Inzagi: Nuk kishim as fat ndaj Milanit

Pas humbjes kundër Milanit, Simone Inzagi pranoi se ekipi i tij ishte i pafat, ndërsa shtoi se mungesat e shumta po e detyrojnë të mos bëjë rrotacione. Me disfatën e së shtunës, Lacio qëndron 7 pikë larg Juventusit të vendit të parë, duke ndërlikuar garën për titullin kampion.

INZAGIIII

“Humbja me Milanin na rëndon shumë në klasifikim, por e dinim që do të kishim vështirësi. Nuk kishim as fat, pasi pësuam gol me devijim dhe Strakosha për pak sa nuk e preku penalltinë. Kishim dy raste për t’u kthyer në lojë. Fatkeqësisht, nuk mund të bëj rrotacion në këto momente. Katër ndeshjet e ardhshme në dy javë do të jenë shumë të vështira ndaj do t’i kërkoj mjekut të ekipit të më bëjë formacionin”, përfundoi Inzagi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"