“Do ishte tre vjeç tani”, Çiljeta Xhilaga tregon e përlotur shtatzëninë e dështuar gjatë lidhjes me Alban Hoxhën: U mërzita shumë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2024 | 17:20

“Do ishte tre vjeç tani”, Çiljeta Xhilaga tregon e përlotur shtatzëninë e dështuar gjatë lidhjes me Alban Hoxhën: U mërzita shumë!

Çiljeta Xhilaga, në një bisedë me banorët e Fermës Vip, ka folur për mëmësinë dhe dëshirën për të lindur një fëmijë të dytë.

ciljeta albani

Ajo ka rrëfyer për herë të parë, publikisht, se ka humbur një foshnjë në javën e 7-të të shtatzënisë, ku ka nisur bashkëjetesën me partnerin e saj, portierin e Partizanit, Alban Hoxhën.

“Kur je në të 40-tat të duhet një beb se të rinon komplet, të sjell energji tjetër. Isha shtatzënë para tre vjetëve, kur fillova bashkëjetesën me Albanin.

Isha, por më ra në javë të shtatë. Do ishte bërë tre vjeç tani, u mërzita shumë. Periudhë Ramazani ka qenë atëherë.

Tani nuk e lë më pas dore, se nuk dua ta lind pas të 40-tave. Kismet, çfarë të ketë bërë risk Zoti. Po s’është bërë i kemi dy fëmijë si drita”, tregoi ajo.

ciljeta-xhilaga1alban-hoxha-1ciljeta-xhilaga-3ciljeta-xhilaga-fernandociljeta-alban-1

Çiljeta Xhilaga djali fernandoÇiljeta Xhilaga djali
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"