“Djemtë reaguan në mënyrë fantastike”, Ten Hag: Nuk ndryshova ekipin e Liverpulit për t’i rehabilituar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2023 | 9:23

“Djemtë reaguan në mënyrë fantastike”, Ten Hag: Nuk ndryshova ekipin e Liverpulit për t’i rehabilituar

Erik ten Hag e dha mesazhin e tij. Kundër Real Betisit, trajneri i Junajtidit zgjodhi të njëjtin formacion që u turpërua nga Liverpuli të dielën në “Anfield” dhe lojtarët reaguan.ten jhag

Tekniku holandez donte që t’u jepte një shans të njëjtëve futbollistë për të hedhur pas krahëve humbjen më të thellë në historinë e klubit përballë rivalëve të përjetshëm (7-0) dhe ata iu përgjigjën.

“Ne donim që të fitonim dhe bënim një lojë të mirë. Unë mendoj se kjo ishte skuadra më e mirë për të bërë një paraqitje të nivelit të lartë. Sigurisht që ishte një shans edhe për t’u rehabilituar. Por ne e konsideruam këtë ndeshje si më të rëndësishmen dhe zgjodhëm skuadrën më të mirë të mundshme për ndeshjen”, tha trajneri i “Djajve”.

“Ne i ulëm standardet tona të ndeshjeve të fundit të dielën kundër Liverpulit dhe na duhej që t’u riktheheshim standardeve dhe vlerave tona. Dhe këtë bëmë në fushë. Skuadra reagoi në mënyrë fantastike”.

Edhe legjenda e klubit, Pol Skolls, komentoi zgjedhjen e Ten Hagut: “Mendoj se donte që të dërgonte të njëjtën skuadër në fushë për të testuar disa karaktere”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"