“Djajtë” e kishin vendosur në krye të listës së objektivave, ylli i Barcelonës “lë me gisht në gojë” Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2022 | 18:03

“Djajtë” e kishin vendosur në krye të listës së objektivave, ylli i Barcelonës “lë me gisht në gojë” Junajtid

Mesfushori i Barcelonës, Frenki De Jong ka qenë prej kohësh në listën e objektivave për Mançester Junajtid në këtë merkato, me teknikun Ten Hag që e kishte kërkuar me ngulm afrimin e holandezit, i cili duket se është i destinuar të mos konkretizohet.

FRENKI DE JONG

Sipas raportimeve nga “Goal”, pas një bisede me drejtuesit e klubit të cilët i kanë dhënë garanci për të ardhmen, De Jong ka vendosur ta refuzojë transferimin te Junajtid dhe të zgjedhë qëndrimin në Spanjë.

Junajtid tani është e detyruar ti rikthehet punës për të gjetur emra të tjerë në repartin e mesfushës, ku, Paredes i PSG-së mund të jetë një alternativë e mirë e 25-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"