Ditë e vështirë për Tiranën pas humbjes së dyshimtë në Kupë, Halili mbledh skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 22:49

Ditë e vështirë për Tiranën pas humbjes së dyshimtë në Kupë, Halili mbledh skuadrën

Ka qenë një pasdite e çuditshme ajo e djeshmja në “Skënder Halili” në orarin e përgatitjeve për sfidën me Kukësin. Ndryshe nga ditët e tjera, stafi i Tiranës nuk e kishte bërë gati fushën 30 minuta para stërvitjes, diçka shumë e çuditshme për trajnerët bardheblu që gjithmonë janë si kronometër në këto punë.
TIRANA STERVITJE
Lojtarët po vinin një nga një dhe kur të gjithë po bëheshin gati për të dalë në fushën e lojës, beftas mbërrin presidenti Refik Halili, i shoqëruar nga avokati i klubit. Menjëherë Halili i ka komunikuar menaxherit të skuadrës që do të ketë mbledhje me të gjithë futbollistët. Qëndrojnë jashtë lojtarët e rinj, por mbledhja nuk fillon menjëherë.

MBLEDHJA 1 – Halili si fillim ulet e flet gjatë me drejtorin e skuadrës dhe trajnerin Emanuel Egbo. Detajet e bisedës nuk bëhen të ditura, por sigurisht gjithçka është e lidhur me ndeshjen me Bylisin. Pas më shumë se 15 minutash takim thërriten edhe lojtarët.
kOLA HALILI
MBLEDHJA 2 – Për rreth 30 minuta, skuadra izolohet në dhomat e zhveshjeve dhe flet për atë që ndodhi në fushën e lojës në Ballsh. Halili tha që nuk pati kritika, por ai vetë ka shigjetuar disa lojtarë. Më pas është folur për sfidën me Kukësin dhe atë me Partizanin.

MBLEDHJA 3 – Një mbledhje e tretë është zhvilluar pas mbledhjes me lojtarët. Kanë qenë presidenti Halili, Emanuel Egbo, Erjon Xhafa, të cilët kanë folur rreth situatës. Dyshimet u rritën kur në një moment, një nga lojtarët kërkoi që të niste stërvitja, ndërsa u detyrua trajneri i përgatitjes fizike, Kosta Jani, që të niste punën dhe të linte Egbonë e Xhafën të ngujuar me presidentin.

STËRVITJA – Ka qenë një stërvitje shumë e qetë, me bardheblutë që u ndanë në dy pjesë. Titullarët e Bylisit bënë vetëm vrapime, ndërsa pjesa tjetër stërvitje të plotë. Kale kishte probleme me barkun, ndërsa Batha, Halili nuk u stërvitën fare me grupin, duke qëndruar pushim. Stërvitja u mbyll pas 2 orësh në “Skënder Halili”, por fytyrat qartësisht nuk ishin nga ato më të kënaqurat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"