Dita e Jorgjit në Europë, gjyqtarët shqiptarë do të vendosin drejtësi për Fiorentina-Sivaspor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2023 | 16:00

Dita e Jorgjit në Europë, gjyqtarët shqiptarë do të vendosin drejtësi për Fiorentina-Sivaspor

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për gjyqtarët shqiptarë pasi do të arbitrojnë në Europë, duelin Fiorentina-Sivaspor në Ligën e Konferencës.mvm vUEFA ia ka besuar shqiptarëve këtë takim në fazën e 1/8-ave, ku Enea Jorgji do të jetë kryesori.

Asistentë të tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.

Sa i përket VAR-it, Jorgji do të asistohet nga dy gjyqtarë portugezë.

Kjo është një mundësi e artë për arbitrat shqiptarë për të treguar profesionalizmin dhe aftësitë e tyre, pse jo edhe në të ardhmen të drejtojnë duele më të forta.

334821228_1221322928524487_5158765340771121103_n

DUELET E MBRËMJES

AEK LARNACA-UEST HEM (18:45)

ANDERLEHT-VIJAREAL (18:45)

SHERIF TIRASPOL-NISË (18:45)

FIORENTINA-SIVASPOR (21:00)

BAZEL-SLOVAN BRATISLAVA (21:00)

GENT-BASAKSEHIR (21:00)

LECC POZNAN-DJURGARDEN (21:00)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"