Disfata ndaj Pogradecit, Gjyla: Nuk bëmë asgjë, e meritonim këtë humbje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2020 | 18:45

Disfata ndaj Pogradecit, Gjyla: Nuk bëmë asgjë, e meritonim këtë humbje

Lushnja nuk bëri asgjë për ta fituar ndaj Pogradecit, gjë që e pranon edhe vetë Ilir Gjyla.

gjyla

Trajneri “qan” gabimet, ndërsa pas ndeshjes u shpreh: “Nuk duhet të humbnim në këto momente. Kishim bërë disa ndeshje të mira dhe ua pata thënë lojtarëve që nuk duhet t’i shihnim rivalët nga pikët. Të jem i sinqertë, çunat nuk kanë bërë asgjë për ta fituar këtë takim. Minutat e para kanë qenë disi të mira, ku kemi bërë dy-tri goditje. Më pas, më kanë habitur…

Nuk ishim njësoj si me Besën, Tomorin apo Elbasanin. Ndoshta isha unë fati i keq dhe ardhja ime në pankinë. Megjithatë, ndodh në futboll edhe kështu. Unë mendoj që rezultati 0- 3 nuk është ai që i përgjigjet lojës. Edhe ne kishim mundësitë tona. Megjithatë, mendoj se meritonim të humbnim, sepse nuk bëmë asgjë. Pashë lojtarë apatikë. Edhe ata që futa më pas në lojë, nuk ndryshuan asgjë. Në përgjithësi ndërrimet na kanë ecur, por sot (dje) nuk ndodhi.

Mbaroi ndeshja, hyra në dhomë. Të gjithë futbollistët më shihnin në sy. Ndodh që edhe humb, sepse luajmë me këta lojtarë të rinj. As kemi kontrolluar topin, as kemi qarkulluar e as kemi mbrojtur. Duke ditur çfarë potenciali skuadra ka dhe se si luan Pogradeci, dhamë detyra. Asnjë nuk u zbatua nga ato që thamë ne”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"