Disfata e Partizanit në derbi me Tiranën, presidenti Demi: Trajneri Kolela duhet të më thotë se çfarë nuk shkoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 14:32

Disfata e Partizanit në derbi me Tiranën, presidenti Demi: Trajneri Kolela duhet të më thotë se çfarë nuk shkoi

Partizani u mund në një tjetër derbi me Tiranën. Skuadra e kuqe nuk fiton prej gjashtë takimesh derbin. Ama presidenti i Partizanit, Gaz Demi, nuk është shumë i shqetësuar. Për mediat në stadium, Demi pranoi se skuadra nuk pati fat, ndërsa nuk harroi të thumbonte edhe trajnerin e të kuqve si dhe e ftoi të analizonte këtë humbje.

GAZ DEMI

“Humbëm? Skuadra do t’ia dalë herën tjetër. Ekipi ishte mirë. Edhe tersin në ‘Air Albania’ do ta thyejmë. Nuk e di se çfarë i mungoi Partizanit në këtë sfidë. Duhet të pyesim trajnerin për këtë gjë.

Unë e kam marrë, por ai është teknik dhe ai duhet të më thotë se çfarë nuk shkoi. Megjithatë, nuk është se luajtëm keq. Ishte fati me skuadrën e Tiranës që fitoi ndeshjen.

Nuk merrem me arbitrimin. Çdo gjë korrekte”, tha Gaz Demi. Kujtojmëse Partizani që me hapjen e “Air Albania”-s nuk ka fituar asnjë ndeshje në këtë stadium. Sezonin e shkuar bardheblutë e fituan titullin pikërisht në ndeshjen derbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"