Dinamo zgjedh trajnerin, Mehmeti ulet në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2012 | 13:49

Dinamo zgjedh trajnerin, Mehmeti ulet në stol

Drejtuesit e Dinamos kanë caktuar dje kreun e ri të pankinës. Ai është Dritan Mehmeti. Tekniku i ekipit blu të të rinjve është vendosur në rolin e trajnerit të parë të skuadrës pas shkarkimit të Eduard Zhupës. Zgjedhja e tij ka qenë e menjëhershme nga ana e drejtuesve, si fillim për ta drejtuar Dinamon provizorisht në stërvitje, por më pas u pa e arsyeshme që Mehmetaj të ishte edhe kreu i ri i pankinës. Është hera e parë për të që drejton Dinamon, teksa më parë ka pasur rolin e zëvendësit të Mërgjyshit dhe të përgatitësit atletik të skuadrës, kur luanin në elitë.
Prezantimi Drejtuesit i kanë kërkuar Mehmetit të marrë menjëherë frenat e ekipit në dorë, dhe tekniku 33-vjeçar, i cili disponon licencën “UEFA A” për trajning, nuk e ka refuzuar këtë ofertë. Deri përpara dy ditësh, në diskutim ka qenë edhe emri i Artan Mërgjyshit, për të cilin u fol se do të rikthehej, por pas shumë bisedash mes tij dhe drejtuesve të klubit nuk është arritur marrëveshja që pritej. Tashmë Mehmetaj është trajneri i “nëndetëses blu” dhe e ka marrë drejtimin e këtij ekipi dje kur ka zhvilluar dhe seancën e parë stërvitore me grupin. Në prani të administratorit Ismet Saliaj dhe drejtorit të klubit, Eduard Gjini, është bërë prezantimi i trajnerit të ri, i cili nuk është një emër i panjohur në radhët dinamovite. Emri i Mehmetajt u lakua për të marrë drejtimin e bluve edhe para se të niste ky sezon futbollistik,, por më pas u vendos Zhupa, i cili u shkarkua pas humbjes 0-1 me Lushnjën. Tashmë 33-vjeçari pritet të përcaktojë edhe ndihmësit e tij, sepse me largimin e Zhupës janë larguar nga puna edhe pjesa tjetër e stafit që ishtrajneri solli në fillim të sezonit. Stafi i sapolarguar u prit me optimizëm, por nuk rezultoi i suksesshëm siç parashikohej, teksa vuri në përdorim dhe metodat më të fundit teknologjike për të matur forcën fizike të lojtarëve. Përfundimi: 8 pikë në shtatë ndeshje.
ERJON HAMITAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"