Dinamo vazhdon me përforcimet në merkato, firmos edhe me një mesfushor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 19:26

Dinamo vazhdon me përforcimet në merkato, firmos edhe me një mesfushor

Dinamo nuk ka të ndalur në merkato, teksa vetëm pak orë pas zyrtarizmit të sulmuesit Renato Spahiu, blutë kanë firmosur me një tjetër lojtar.geraldo hysi

“Panorama Sport” mëson se bëhet fjalë për mesfushorin Geraldo Hysi, i cili bëhet përforcimi i radhës te blutë e kryeqytetit.

21-vjeçari vjen nga skuadra e Korabit dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Kamarata, me shpresën se do t’i japë një ndihmë të madhe ekipit në arritjen e objektivave.

Hysi shihet si një afrim shumë i mirë, i cili pavarësisht se mund të japë shumë tani, shihet edhe si një lojtar që mund të japë shumë edhe në të ardhmen, kjo edhe për shkak të moshës së re që ai ka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"