Dinamo mendon për Vorën, sulmuesi mbahet nën vëzhgim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 15:58

Dinamo mendon për Vorën, sulmuesi mbahet nën vëzhgim

Dinamo ka nisur përgatitjet intensive për javën e 5-të. Këtë të shtunë do të luajnë me Vorën dhe llogaritë bëhen vetëm me fitore. Pas barazimit kundër Veleçikut në Shkodër, kërkohet kthesa. Mungesat do të jenë prezente edhe për këtë 90-minutësh. Fabricio Kamarata mund të mos ketë në dispozicion Plarent Fejzajn, i cili vazhdon të vuajë prej dëmtimit të mëparshëm. 23-vjeçari është stërvitur i diferencuar edhe dje, duke zbehur kështu shanset e rikuperimit.
121338990_10164434107185416_1602364812645929439_o
Në pikëpyetje vazhdon të jetë edhe Mustafa Xhixhiua, i cili ka pësuar tërheqje muskulare. Sulmuesit do të jenë në vëzhgim të plotë dhe vetëm në vijim do të vendoset nëse gatishmëria e tij. Gjendja e kamerunasit do të vlerësohet dita-ditës, por trajneri shpreson që ta ketë nën urdhra. Në rast të kundërt, italiani i stolit të bluve, ka gati planin “B”.

Uelber dhe Pontreli do të mbulojnë vijën e parë të sulmit, me shpresën që këtë javë të mos mungojnë as golat. Tri pikët janë detyrim për kryeqytetasit. Sakaq, skuadra do të vijojë stërvitjen në Pezë-Helmës në orën 11:00 të paradites.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"