Dinamo mbyll merkaton, ja firmat në kontratë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2013 | 13:08

Dinamo mbyll merkaton, ja firmat në kontratë

Dinamo-Himara, faza e pareBlutë kanë nisur dje javën përgatitore anti-Mamurras. Grupi ka qenë i plotë, ndërsa mungesa nuk janë vërejtur. Edhe mbrojtësi Albano Mullai i është bashkuar grupit pas dëmtimit që ka pasur në kavilje. Tashmë trajneri Dalipi ka nisur punën me të tijtë për të korrur suksesin e parë të shtunën, në një ndeshje vendimtare për të ardhmen e Dinamos.
Kontratat Lojtarët, të cilët u afruan gjatë merkatos së janarit, dje janë bërë zyrtarisht pjesë e bluve, pasi janë noterizuar kontratat dhe dokumentacioni i nevojshëm që ata të jenë pjesë e Dinamos. Disa kanë firmosur kontrata 1- vjeçare, kurse të tjerë më shumë. E rëndësishme është që tekniku Edmond Dalipi ta ketë të gjithë kontigjentin të gatshëm ditën e shtunë. Tashmë, grupi do të ketë rivalitet, pasi kualitetet në skuadër janë shtuar dhe konkurrenca është rritur. Kjo gjë është vërejtur edhe në miqësoret e zhvilluara javët e fundit të përgatitjeve dimërore, ku takimi ndaj Partizanit dhe ai ndaj Ilirisë janë fituar nga blutë.
Endrit Ferra Bomberi i fazës së parë për Dinamon duket se po nuk po kalon momente të mira shëndetësore. Sulmuesi 23-vjeçar, i cili shënoi 4 gola deri në takimin kundër Butrintit, tashmë ka probleme me gjurin e këmbës së djathtë. Ai do të udhëtojë këtë javë drejt Italisë për të bërë një ekzaminim më specifik. Pritej që lojtari t’i bashkohej skuadrës gjatë këtij muaji, por kjo duket se do të shtyhet për një afat të pacaktuar kohor. Ndërkaq, ekipi do të vazhdojë me seanca intensive gjatë gjithë kësaj jave. Trajneri Edmond Dalipi e ka pak a shumë të qartë formacionin që do të hedhë në fushë të shtunën, ku do të kërkojë 3-pikëshin. Megjithëse do të luajnë në një transfertë të vështirë në Mamurras, blutë kanë si synim marrjen e maksimumit të pikëve. Dinamo do të luftojë deri në fund të kampionatit për të kapur një prej dy vendeve që të çojnë në Superiore.
ERJON HAMITAJ

JA LOJTARËT QË FIRMOSËN ME DINAMON
Bledar Malaj
Dejan Dosti
Ardian Beqiri
Alban Mullai
Arbër Capa
Eni Imami
Ergys Sorra
Rigers Karaj
Arlind Ferhati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"