Dinamo anulon miqësoren me Partizanin, 5 lojtarë shqetësojnë Kamaratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2020 | 11:41

Dinamo anulon miqësoren me Partizanin, 5 lojtarë shqetësojnë Kamaratën

Dinamo kishte planifikuar një miqësore me Partizanin në fundjavë, por dëmtimet e disa lojtarëve bënë që ky test të anulohej. Trajneri Fabricio Kamarata, përveç Alillarit, Hysenit dhe brazilianit Uellber, të dëmtuar prej një kohe të gjatë, nuk kishte të gatshëm as Berberin dhe Salazarin.

Dinamo

Stafi i bluve i druhej ndonjë dëmtimi tjetër, ndaj dhe kërkoi mirëkuptimin e Partizanit për anulimin e ndeshjes. Kjo periudhë ka qenë stresuese për trajnerët, duke mos ditur çfarë ngarkese t’u japin lojtarëve.

Nëse kampionati nis këtë fundjavë, lojtarët e përmendur më lart mendohet se do të rikuperohen, me përjashtim të pogradecarit Artion Alillari, i cili mund të qëndrojë jashtë edhe për pak kohë. Ndeshjen e parë të kampionatit Dinamo e luan në “Tofik Jashari” me Erzenin, një transfertë delikate.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"