Dilemat për portierin e dalë nga Juventusi, agjenti i lojtarit që firmosi me Kukësin: E vërteta është që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 23:41

Dilemat për portierin e dalë nga Juventusi, agjenti i lojtarit që firmosi me Kukësin: E vërteta është që…

Portieri i rritur në akademinë e Juventusit, Entonjo Elezaj, firmosi për Kukësin javën e kaluar, ndërsa pak ditë pas zyrtarizmit, u përfol për një largim të mundshëm të tij drejt Zvicrës.

elezaj

Menaxheri i portierit, Serxhio Mezi, në një reagim për “Panorama Sport”, sqaroi se Elezaj do të vazhdojë të jetë pjesë e Kukësit. “Lojtari ka firmosur me klubin e Kukësit dhe ndihet shumë i kënaqur me aventurën e re në Shqipëri.

Ai ka nisur stërvitje me dinjitet për të qenë i gatshëm për ndeshjen ndaj Volfsburgut. Është e vërtetë që ka pasur interesim nga ekipi zviceran, Kiaso, por kjo ka ndodhur përpara se të vinte oferta e Kukësit. Lojtari zgjodhi Kukësin”, ka sqaruar dje agjenti Mezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"