“Di Maria ishte spektakolar”, Bonuçi: Pas shumë kohësh pashë në fushë shpirtin juventin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2023 | 11:17

“Di Maria ishte spektakolar”, Bonuçi: Pas shumë kohësh pashë në fushë shpirtin juventin

Leonardo Bonuçi luajti sërish minutat e fundit të ndeshjes së djeshme dhe ndoshta edhe kapiteni do të jetë shpejt në 100 për qind për të dhënë kontributin e tij në këtë pjesë të dytë të sezonit.

FprhIxNWcAAEJbM-scaled

Dhe pas fitores me Nantën, mbrojtësi jep një mesazh të fortë: “Kur je te Juventusi çdo ndeshje me eliminim direkt bëhet jetike për vazhdimësinë e sezonit. Barazimi i sfidës së vajtjes maturoi në një mënyrë të shëmtuar për ne, por pikërisht kjo ndezi brenda nesh atë që kisha kohë që nuk e shihja jo vetëm unë, por besoj edhe tifozët, shpirtin juventin. Mendoj se me këtë fitore bindëse kemi treguar vlera për të qenë konkurrues deri në fund në Europë dhe mbi të gjitha, tashmë edhe kampionët tanë të rikthyer nga dëmtimet, si Di Maria, po nisin të tregojnë dhe të vendosin ndeshjet në mënyrë spektakolare. Fakti që kam qëndruar për një kohë shumë të gjatë jashtë fushave më ka rënduar psikologjikisht, aq më shumë në këtë moment që po jetojmë të gjithë, por shpejt do të jem edhe unë gati, për të ndihmuar ekipin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"