Dhuna ndaj arbitrit, kryebashkiaku i Këlcyrës: Jam i shokuar, do marrim masa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 19:38

Dhuna ndaj arbitrit, kryebashkiaku i Këlcyrës: Jam i shokuar, do marrim masa

Në një reagim për gazetën pas ngjarjeve që ndodhën në Përmet, kryebashkiaku i Këlcyrës, i cili është njëkohësisht edhe president i skuadrës, Klement Ndoni, deklaroi: “Jam kundër dhunës dhe e dënoj atë. FSHF duhet të nisë menjëherë hetimet për ngjarjen dhe të ndëshkojë shkaktarët e vërtetë të saj. Ne do të ndalemi dhe do të marrim masat tona.

Dhuna

Kam qenë i pranishëm vetë në stadium dhe vet publiku përmetar e ka kontestuar gjykimin dhe nuk ka pranuar një fitore të dhuruar. Dhe këto janë fakte, të cilat fajësojnë gjyqtarin, por nuk mund të vazhdohet kështu.

klement ndoni

Si president i ekipit jam tepër i shokuar dhe kam 24 orë që jam në kontakte me qytetarët e mi për t’i qetësuar për atë çfarë ndodhi. U bë një protestë paqësore nga qytetarët që janë në të drejtën e tyre”, deklaroi Ndoni.

R.Suli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"