“Dhimbje koke” për Brdariç, Vllaznia në alarm dëmtimesh përpara startit të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 14:32

“Dhimbje koke” për Brdariç, Vllaznia në alarm dëmtimesh përpara startit të kampionatit

Vllaznia duket se nuk do ta nisë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon. Ekipin e Vllazninë në prag të takimit të parë ndaj Laçit e shoqërojnë jo pak, por 5 mungesa. Shkodranëve do t’iu mungojnë lojtarë cilësorë nga mbrojtja në sulm.

Vllaznia2

MUNGESAT – Darko Bulatoviç nuk do jetë i gatshëm për Brdariç në nisjen e sezonit. Mbrojtësi malazez i Vllaznisë ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë duke bërë që të jetë mungesë e madhe për shkodranët.

Ai pritet që të jetë për afro një muaj jashtë fushave të blerta. Esin Hakaj është gati për stafin teknik, me Vllazninë që do ketë në formacion “djalin e shtëpisë” të rikthyer.

Me Bulatoviçin jashtë, shkodranët do të kenë një forcë më pak në fushë, pasi lojtari luan edhe në qendër të mbrojtjes.

Për më tepër mësohet se një tjetër lojtar që do të mungojë në debutim do të jetë edhe Dianje Fallou. Kësisoj, qendra pritet të pësojë ndryshime.

Por si të mos mjaftonin këta të dy, edhe Abdurrahman Fangaj, ish-mbrojtësi i Laçit, ende nuk duket i gatshëm.

Mesa shikohet, mbrojtja është reparti më i prekur, por edhe që ka më pak alternativa, kjo u pa edhe në miqësoren e fundit ndaj Besës.

Ndërsa, si të mos mjaftonin këto tre dëmtime, edhe dy të tjera janë mësuar gjatë kësaj fundjave. Sulmuesit Fahrudin Gjurgjeviç dhe Ardit Hoxhaj kanë pësuar dëmtime.

Shkalla e dëmtimit të tyre nuk duket e lartë, por gjithsesi për përballjen ndaj Laçit janë në pikëpyetje reale. Tekniku mësohet se po bën hesapet për përballjen e parë pa këtë pesëshe lojtarësh

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"