Devid Bekam drejt stolit të Anglisë… e thonë edhe bastet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2016 | 15:54

Devid Bekam drejt stolit të Anglisë… e thonë edhe bastet

Tifozët anglezë janë të bindur se i vetmi person që e meriton të marrë drejtimin e Anglisë dhe që mund të kthejë lavdinë e “tre luanëve” është Devid Bekam. Me sa duket, ata janë gati të vënë bast për një gjë të tillë.

Kompanitë e basteve kanë ulur në mënyrë drastike koeficientet e basteve që shohin Bekam në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e Anglisë. Kompania “Ladbrokes”, ka ulur koeficientin e emërimit të tij nga 66 në 40 dhe shifra mund të pësojë një tjetër ulej të ndjeshme në ditët në vijim, pasi kjo kandidatë po mbështetet edhe nga disa opinionistë sportivë në media të ndryshme.

“Gjatë 24 orëve të fundit, pjesa më e madhe e basteve që janë vënë për këtë çështje, janë vendosur mbi emrin e Bekam. Kjo është arsyeja pse u detyruam të ulnim koeficientet”, shpjegoi zëdhënësja e “Ladbrokes”, Xhesika Brixh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"