Dështon eksperimenti i Spaletit, Italia kapet pas Xhixhos dhe Retegit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 12:56

Dështon eksperimenti i Spaletit, Italia kapet pas Xhixhos dhe Retegit

Nëse problemi ishte dhe është ai i gjetjes së një qendërsulmuesi për në “Euro 2024”, kërkimi për Lucviano Spaletit mund të konsiderohet i mbyllur. Mateo Retegi është padyshim njeriu që duhej. Bomberi i Xhenoas në Serinë A, ndoshta nuk e vjedh vëmendjen me lëvizje të mahnitshme, por shënon dhe bën atë që duhet të bëjë duke kontribuar në lojën sulmuese dhe duke i lejuar skuadrës të ketë një njeri ku të mbështetet për t’u ngritur në territore “armike”.

italia

Çështja është se pa paragjykuar performancën e Retegit, nga udhëtimi amerikan, i cili do të përfundojë të dielën me ndeshjen kundër Ekuadorit, në të vërtetë nga ndeshja e Italisë nuk ka asgjë për të shpëtuar.

SHKAQET – Praktikisht pak hapësirë për optimizëm. Mbrojtja ishte e dobët, mesfusha në hall dhe fantazistët akoma më keq. Gjetja e një lojtari që ka spikatur është një detyrë shumë e vështirë, edhe pse një performancë jo aq e mirë ishte më se e parashikueshme. Ajo me Venezulën ishte një miqësore e futur si me zor në mes të sezonit, në momentin e tij vendimtar për të qenë të saktë dhe e pasuruar nga një fluturim transoqeanik i cili, ishte logjike të mendohej, vetëm se mund ta lodhte më tej grupin. Por është një çështje parash dhe, për arsye që do të ishin të kota për t’u renditur, nuk mund të heqësh dorë. Fikajo Tomori, 24 vjeç

ZERO SHIJE – Edhe pse Luçiano Spaleti u kufizua të komentonte pothuajse ekskluzivisht performancën e Reteguit pas ndeshjes, do të thotë se as ai vetë nuk i pa eksperimentet e tij aq të dobishme. Në fakt nuk duhet harruar se ai i së enjtes mbrëma ishte një eksperiment tekniko-taktike. Shumë lojtarë ndryshuan në krahasim me njëmbëdhjetëshen hipotetike titullare që do të luajë në Kampionatin Europian. Për të mos folur më pas për kalimi në një 3-4-2-1 të pazakontë për Italinë që duhej të përballej me një kundërshtar të bezdisshëm, i cili nuk të lejon të luash futboll cilësor. Venezuelasit janë të katërtit në kualifikueses e Amerikës Latine për në Botëror dhe kanë ndalur Argjentinën në shtëpi. Kaq mjafton për të kuptuar vlerat e një skuadre ndaj të cilës eksperimentet janë diçka që shkon përtej guximit. Por Spaleti ka pak kohë për të vlerësuar lojtarët dhe është i detyruar nga rrethanat për të bërë disa lëvizje. Përbërësit ishin ato që ishin dhe pjata, vetëkuptohet, nuk kishte si të rezultonte e shijshme.

PO SHQIPËRIA? – Sigurisht, nëse bëhen gabime të caktuara nga lojtarët italianë (një penallti e dhuruar dhe një gol i falur), trajneri ka të drejtë dhe bëhet e kotë të flasë për gjithçka tjetër. Spaleti është i bindur se është në rrugën e duhur dhe se tashmë ka dhënë indikacione se kombëtarja e tij po zbaton disa parime. Duke e parë nga jashtë, përshtypja është e ndryshme dhe Italia sheh diferenca kundër kundërshtarëve të ardhshëm. Në këto rrethana dhe me një Itali të tillë mund të dhurojë surprizën edhe Shqipëria që pa presionin e rezultatit, do ta kishte disi më të lehtë situatën në Europian.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"