“Dëshirën për të luajtur e kemi”, Gjasula: Ja ku çaloi Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 22:55

“Dëshirën për të luajtur e kemi”, Gjasula: Ja ku çaloi Shqipëria

Mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula foli për “Rtsh” pas ndeshjes me Francën.

klaus gjasula

Ai tregoi se ku çaloi ekipi sonte, ndërsa nuk pranoi se ekipi nuk ka dëshirë për të

Pse kjo humbje sot?

Stadiumi është i tmerrshëm, tifozat ishin të mirë dhe na forcuan. Por, nuk bëmë një ndeshje aq të mirë.

Kush e bëri diferencën?

Ne e dimë që Franca ka kualitetet, por nuk ia bëmë shumë të vështirë sonte. Ishim shumë larg çdo lojtar nga tjetri, dhe ishim një hap vonë. Nuk kishim mundësi të luftonim për topin. Kështu, ishim vonë.

Pse jo bindëse në 180 minutat e fundit?

Këto dy ndeshje nuk kishim shanse për kualifikim. Tani nuk them që nuk ishin të rëndësishme. Hymë si çdo takim tjetër, por në trru mund të kemi bërë disa % më pak. Me Andorrën shkoi si shkoi, kurse sot bëmë një ndeshje të mirë. Por, kështu është futbolli.

Sërish mungesë përqendrimi. Pse?

Nuk do thosha që nuk ka dëshirë. Kështu është në futboll. Kur nuk bën një ndeshje të mirë, njerëzit thonë që nuk duan të luajnë. Edhe ata që punojnë në zyrë, ndonjë ditë nuk mund të japin më të mirën. Franca erdhi 2 herë te porta, dhe bëri 2 gola. Edhe ne nuk i bëmë të gjitha tamam, por vrapuam.

Na mungon pasimi i fundit?

Sonte luajtëm më shumë horizontal se vertikal, por mund të bësh gjëra më mirë. Do shkojmë të forcohemi, për të përmirësuar dhe gjërat e vogla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"