Deshamp: Sonte treguam karakter. Duam të ngremë trofeun, sepse ende nuk e kemi ‘përtypur’…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2018 | 22:26

Deshamp: Sonte treguam karakter. Duam të ngremë trofeun, sepse ende nuk e kemi ‘përtypur’…

Trajneri i Francës, Didier Deshamp është shfaqur mëse i lumtur për ekipin e tij pasi arriti të siguronte finalen. Edhe pse theksoi se ka në dispozicion një grup me lojtarë të rinj, ata treguan karakter sonte, por gjithashtu shtoi se ende nuk e ka përtypur humbjen e 2 viteve më parë ndaj Portugalisë në Europian.

deshamp

“Kjo është diçka e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur për lojtarët e mi. Ata janë të rinj, por sonte treguan karakter dhe mentalitet. Ishte e vështirë, goli erdhi nga një mbrojtës. Kishim punuar shumë në repartin defensiv, dhe mendoj se mund të shënonim edhe një për ta “vrarë” ndeshjen. I heq kapelën të gjithë lojtarëve dhe stafit tim. Kemi 49 ditë së bashkë, dhe kemi kaluar shumë së bashkë. Finalen e humbur 2 vite më parë në Europian kundër Portugalisë nuk e kemi përtypur ende. Duam fitoren në këtë Botëror.” – deklaroi Deshamp.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"