Deshamp “kërcënon” Gjermaninë: Nuk ka rrotacion për Francën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 13:37

Deshamp “kërcënon” Gjermaninë: Nuk ka rrotacion për Francën

Trajneri i Francës, Didië Deshmap, do të rrumbullakos numrin e 150 ndeshjeve në krye të stolit të “gjelave”, aty ku rrugëtimi nisi prej vitit 2012. Gjermania është sfiduese në këtë rast, e ku dueli mes tyre merr tjetër vlerë edhe kur flitet për miqësore.

mbape deshamp

Deshmap ka folur hapur se ai nuk do të bëjë lëshime, pavarësisht rëndësisë së këtij ballafaqimi. Ai kërkon të mbajë grupin të karikuar përpara Kampionatit Europian: “Koha e shkurtër për të punuar me ekipin ta bën të vështirë shpalosjen e ideve rreth kundërshtarit të ardhshëm. Gjithsesi, në kushte të tilla duhet të japim më të mirën, aq më tepër kur kemi përballë një nga favoritet e turneut madhor. Dua që ekipi të prezantojë më të mirë në fushë. Nuk do të ketë rrotacion rreth titullarëve.

Segmenti kohor deri në fillimin e ‘Euro 2024’ është i kufizuar, prandaj eksperimentet do të ishin gabimi më i madh. Krijimi i bërthamës është përcaktuese në zhvillimin e një paraqitje dinjitoze dhe pse jo t’i shkojmë deri në fund. Qëllimi ynë dihet, prandaj kërkoj seriozitet dhe përkushtim prej kontingjentit. Situata e portierit Majk Menjo është e trazuar. Ai vuan problemet fizike”, përfundoi Didië Deshmap.

Franca e teknikut nga Marseja nuk e ka fituar kurrë Europianin, ndërsa i shkuan shumë pranë në finalen e “Euro 2016”, të “kryqëzuar” nga Portugalia në kohën shtesë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"