“Derbi na mori shumë energji, formacioni mund të ndryshojë”, Pioli: Duam t’i shkojmë deri në fund Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 20:35

“Derbi na mori shumë energji, formacioni mund të ndryshojë”, Pioli: Duam t’i shkojmë deri në fund Ligës së Europës

Trajneri i Milanit Stefano Pioli paralajmëroi se mund të ndryshojë nesër formacionin bazë për sfidën e parë në Ligën e Europës kundër Sëlltikut.
pioli.milan.2020.21.applaude.derby.750x450
Në konferencën për mediat, tekniku i “Djallit” u shpreh se fitorja në derbin e Milanos në fundjavë i ka kushtuar shumë energji ekipit të tij.

“Bëmë shumë punë duke kaluar raundet eliminatore për të arritur në fazën e grupeve. Tani dëshirojmë t’i shkojmë garës deri në fund. Derbi na kushtoi shumë energji mendore dhe fizike. Nesër do të kemi formacionin më të mirë të mundshëm, por nuk është e thënë që të jetë i njëjtë me atë të takimit me Interin. Jam i bindur se rezultati varet totalisht nga formacioni titullar. Kam në dispozicion futbollistë të fortë dhe me vullnet për të bërë shumë, si Zllatani ashtu dhe të tjerët”, deklaroi tekniku i Milanit Stefano Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"