“Derbi ishte një ndeshje e luftuar”, trajneri Ahmataj: Me Egnatian mungon Doka, rezultatet krijojnë presion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2023 | 12:10

“Derbi ishte një ndeshje e luftuar”, trajneri Ahmataj: Me Egnatian mungon Doka, rezultatet krijojnë presion

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj u shpreh se skuadra e tij duhet të shohë përpara pas humbjes që mori në derbi me Partizanin. Për sfidën e nesërme me Egnatian, tekniku bardheblu u shpreh se nuk do të ketë në dispozicion Albi Dokën, i cili ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale.

julian ahmataj

“Në futboll duhet të shohësh përpara. Ishte një ndeshje e luftuar. E humbëm, duhet të shohim përpara, sepse ndeshjet vijnë njëra pas tjetrës dhe nuk ka kohë shumë për të menduar për të shkuarën. E shkuara duhet parë për të parë gjërat që nuk shkuan mirë dhe t’i përmirësojmë akoma më tepër.

Egnatia është një skuadër me cilësi dhe nuk është pa meritë në vendin që është dhe do vëmendje maksimale si çdo skuadër tjetër.

Hila është pjesë e stërvitjes, pjesë e skuadrës. Nuk ka asgjë shqetësuese.

Mungesa kemi sepse Doka besoj nuk ja del dot. Ka pasur një shqetësim dhe ka bërë një ndërhyrje. Pjesa tjetër besoj se do të jetë. Edhe Hoxhallari që ka mbushur numrin e kartonëve. Padiskutim që çdo lojtar është i rëndësishëm për skuadrën, por skuadra ka dhe lojtarë të tjerë që janë gati për të dhënë kontributin e tyre. Kur ke më shumë lojtarë në dispozicion je më i qetë për lojtarin që do të përzgjedhësh.

Nuk është se është fundi i garës dhe normalisht rezultatet krijojnë presionin e daljes nga objektivat. Jemi në fillim të garës. Nuk diskutohet që rezultatet duhen. Ai që jeton në futboll merret me rezultatet, e ka jetik rezultatin. Rezultati të jep ato gjërat e mira, të ngre lart dhe prandaj duhet të luftojmë. Jo se do të luftojmë vetëm te ndeshja. Duhet të luftojmë çdo javë, çdo ditë për të qenë të përmirësuar dhe në maksimum.

Skuadra nuk është se ka pasur probleme fizike. Besoj se përballuam një ndeshje me ritëm të lart. Gjë që nuk dha asnjë shqetësim muskulor për lojtarët”, u shpreh Ahmataj për mediat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"