“Derbi ishte ilaçi i Partizanit”, Dabulla “i tërheq” veshin Tiranës: Nuk mund të imagjinoj sesi mund të duash të dalësh kampion dhe të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2023 | 0:05

“Derbi ishte ilaçi i Partizanit”, Dabulla “i tërheq” veshin Tiranës: Nuk mund të imagjinoj sesi mund të duash të dalësh kampion dhe të…

Kategoria Superiore, duket mjaft interesante këtë sezon, teksa Partizani dhe Tirana do kërkojnë të fitojnë titullin kampion, ndërkohë që momentalisht kryesojmë më kuotë të barabartë pikësh.  

DABULLA

I ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” në televizionin “News 24”, ish-lojtari i njohur Rezart Dabulla ka analizuar situatën aktuale, teksa evidentoi derbin si ilaçin e duhur për Partizanin. Gjithashtu Dabi nuk ka nguruar t’i tërheqë veshin Tiranës.

Tirana- Nuk mund të imagjinoj sesi mund të duash të dalësh kampion dhe të largosh lojtarë të mirë. Nuk mund të largosh futbollistë aq cilësorë për disa të tjerë që duan kohë. Xhixha nuk duhej të largohej. Nëse je keq për para do e bësh diçka të tillë, por më pas do shpresosh që të dalësh kampion.

Xhixha duhet të qëndronte deri në fund dhe të merrte këta lojtarë që ka afruar. Lushkja dhe Abazaj janë mjaft të mirë. Nëse do vepronte sicc po them unë, do fitonte sigurisht titullin. Mbase bardhebluve i është dukur e thjeshtë këtë sezon për të fituar titullin. Po të kishte rival tjetër, me këto gabime që ka bërë, nuk do dilte Tirana kampion. Po të mos fitonte sot, do i lante duart me titullin. Trajneri nuk ka faj nëse titulli nuk fitohet.

Partizani– Partizani ka ndryshuar që nga derbi. Fitoi derbin, mori hov tjetër. Lojtarët nuk po bëjnë më gabimet që kanë bërë më përpara. Pikënisja ka qenë po Tirana. Edhe po  fitoi titullin Partizani, edhe po nuk e fitoi, nuk e ndërron trajnerin. Unë jam me idenë që një trajner shqiptar mund të dërgojë ekipin shqiptar drejt suksesit, pasi njeh skuadrën dhe qytetet ku do shkojë të luajë” – tha Dabulla.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"