Dënim tjetër për Kamzën, e zbresin sërish nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2019 | 16:00

Dënim tjetër për Kamzën, e zbresin sërish nga kategoria

Kamza u dënua para disa javësh, për rënien nga Superiorja, për shkak të dhunës ndaj arbitrit Eldorian Hamiti, në takimin me Laçin.

Dhuna ne kamze eldorjan hamiti qarriSkuadra e periferisë së Tiranës, tashmë në sezonin e ardhshëm do t’i bëjë llogaritë për të rinisur nga Kategoria e Dytë.

Por, nuk mbaron me kaq, pasi Kamza vazhdon të dënohet. Këtë herë jo ekipi i parë, por skuadra e 17-vjeçarëve.

“KF “Kamza” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Term” U-17, në bazë t Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi. Në aplikim të Nenit 40/1 të KDS dhe Nenit 86/2/e dhe 86/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF “Kamza” U-17, është përsëritës i shkeljes e mësipërme, për këtë arsye dënohet me përjashtimin nga aktiviteti për këtë sezon futbollistik dhe zbritjen e një kategorie më të ulët”, ky ishte dënimi që ka publikuar Komisioni i Disiplinës ditën e sotme

Problemet vazhdojnë për Kamzën, skuadër për të cilën nuk kanë fund.

kamza

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"