Dëmtimi i prish planet, mesfushori i Skënderbeut humbet grumbullimin me kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2018 | 17:24

Dëmtimi i prish planet, mesfushori i Skënderbeut humbet grumbullimin me kombëtaren

Mesfushori Mohamad El-Kajed ka pak ditë që është bashkuar me Skënderbeun dhe trajneri Orges Shehi dëshironte të shihte nga afër gjendjen e tij. Por, që në debutim ai u dëmtua dhe si rrjedhojë ka ndjekur ndeshjet e fundit si spektator, pa pasur mundësinë që të shprehet në fushën e lojës.

37893783_1797588943612152_2519135410165121024_n

Mirëpo, mësohet se në klubin korçar ka mbërritur së fundmi një ftesë nga Kombëtarja U-23 e Palestinës. El-Kajed është ftuar të jetë për 3 javë në një turne që zhvillohet në gusht. Klubi korçar është përgjigjur negativisht, duke arsyetuar se lojtari është i dëmtuar. El-Kajed mund të luante tri miqësore me Palestinën, por te Skënderbeu kanë preferuar që të mbajnë lojtarin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"