Dëmtimi i portierit Mehidri, ja kush pritet të mbrojë portën e Vllaznisë në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 12:50

Dëmtimi i portierit Mehidri, ja kush pritet të mbrojë portën e Vllaznisë në Korçë

Në momentin më të mirë të saj, Vllaznisë i dalin probleme dëmtimesh dhe për një pikë nevralgjike, siç është porta.

jukaj

Në një ndeshje të rëndësishme kampionati, siç është transferta e Korçës, kuqeblutë do të luajnë me portierin e tretë. Prej dy javësh mungon portieri i parë, Kristi Qarri, për shkak të një dëmtimi në shpatull që pësoi ndaj Erzenit. Në mungesë të tij ka luajtur portieri i dytë, Jurgen Mehidri, i cili ka dhënë garanci për katërkëndëshin kuqeblu, por edhe ai u dëmtua në ndeshjen e së mërkurës ndaj Erzenit.

Në minutat e fundit, teksa po bëhej gati të vinte topin në lojë nga zona e tij, ka pësuar një tërheqje muskulore, që nuk e lejoi të vazhdonte, kështu që u aktivizua Aron Jukaj. Portieri 18-vjeçar bëri kështu debutimin me ekipin e parë të Vllaznisë. Situata me Mehidrin nuk duket e mirë, dëmtimi i tij duket serioz dhe do të kërkojë kohë. Qarri është ende në terapi dhe e ka të pamundur të rikthehet në fushë, ndaj dhe të hënën ndaj Skënderbeut do të luajë titullar Jukaj. Ai do të ketë një provë të vështirë, por jo të pamundur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"