Dëmtimet po i kthehen në makth, ylli i Interit humbet gjysëmfinalen e Europa Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 18:37

Dëmtimet po i kthehen në makth, ylli i Interit humbet gjysëmfinalen e Europa Ligës

Aleksis Sançez është diagnostikuar me një dëmtim në kofshë, dhe pritet të mungojë në ndeshjen gjysëmfinale ndaj Shaktjor Donetsk në Europa Ligë. Takimi është programuar të luhet të hënën në mbrëmje, ku do vendoset skuadra e parë finaliste për Ligën e Europës.

sancez

Një deklaratë nga klubi konfirmoi një dëmtim në kofshën e majtë të Sançezit. Gjendja e tij do vazhdojë të monitorohet edhe në ditët në vazhdim. Duket shumë e vështirë që kiliani të rikuperohet dhe të jetë gati për ndeshjen gjysëmfinale në Europa Ligë.

Sançez nuk e nisi titullar ndeshjen çerekfinale të fituar nga Interi 2-1 ndaj Leverkusenit, por u fut në pjesën e dytë. Duhet thënë i pafat kiliani, që vetëm para pak ditësh u zyrtarizua si një lojtar i Interit me zikaltërit që blenë përfundimisht kartonin e tij nga Mançester Junajtid për 20 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"