Dëmtimet, bora dhe i ftohti/ Skënderbeu me probleme në prag të sfidës ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 20:04

Dëmtimet, bora dhe i ftohti/ Skënderbeu me probleme në prag të sfidës ndaj Teutës

Dëmtimet, bora dhe i ftohti duket se janë shqetësimet e Skënderbeut për ndeshjen e radhës ndaj Teutës. Sikur të mos mjaftonin mungesat e sigurta të Vitijës dhe Vrapit, korçarët kanë humbur vetëm pak para ndeshjes me Kukësin edhe dy lojtarët të tjerë.

Memelli Skenderbeu

Bëhet fjalë për Agnaldo Moraesh dhe Randi Dumfur, të cilët me shumë mundësi nuk do të jenë të gatshëm as për ndeshjen e parë të Kupës me durrsakët. Moraesh u dëmtua në seancën e fundit para Kukësit dhe për pasojë ka munguar në atë takim.

Ndërsa Randi ka një shqetësim shëndetësor të ardhur vetëm në momentet e fundit të pragsfidës. Të dy lojtarët me shumë mundësi do të mungojnë edhe në Kupë. Por nuk është ky i vetmi shqetësim për korçarët. Temperaturat e ulëta dhe bora që ka mbuluar stadiumin Skënderbeu duket se janë një tjetër problem për ekipin e Memellit.

Juglindja gjatë gjithë kësaj jave do të jetë nën acar me temperatura që shkojnë deri në -14 gradë celcius. Kjo e bën më të vështirë tentativën për t’u rikthyer te rezultatet pozitive për Skënderbeun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"