Dëmtim i frikshëm, portieri i Kombëtares rrezikon të humbasë sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 23:30

Dëmtim i frikshëm, portieri i Kombëtares rrezikon të humbasë sezonin

Fat i keq për gardianin e Kombëtares, Etrit Berisha. Mediat italiane raportojnë se portieri shqiptar, ka pësuar një frakturë në dorën e djathtë, më saktësisht e thënë në gjuhën mjekësore dëmtim në metakarpalin e pestë.

berisha-spal-serie-a_1ru8stlm5hk0t10pdfswz476fc

Sipas klubit italian, Berisha është lënduar gjatë një përplasje aksidentale në seancën stërvitore të së premtes.

etrit berisha

Të hënën do të vendoset nëse Berisha duhet t’i nënshtrohet një operimi dhe se sa kohë do të mungojë. Ka gjasë që edicioni për portierin shqiptar ka përfunduar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"