Del Piero nuk e fsheh zhgënjimin: Të gjitha të këqijat erdhën pas “Calciopoli”-t

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2017 | 16:45

Del Piero nuk e fsheh zhgënjimin: Të gjitha të këqijat erdhën pas “Calciopoli”-t

Për një legjendë italiane si Alesandro Del Piero, origjina e çdo gjëje të keqe që ka kapur futbollin e sotëm italian, është “Calciopoli”. Skandali i 2006-s, lidhet edhe me rënien në minimumin historik të kombëtares “axurre”, pasi nuk arriti të siguronte një biletë për në Rusi 2018.

del piero

“Calciopoli erdhi si një bombë atomike. Që nga ajo periudhë, të gjithë kampionët e mëdhenj u larguan nga Italia, për në kampionate të tjera europiane. Nuk është rastësi që të tjerët u rritën, ndërsa tek ne erdhi fundosja” – deklaroi Dep Piero.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"