Del Piero i thur elozhe Di Marias: E majta e tij madhështore është arma më e fortë e Juves, askush nuk mund ta markojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2023 | 12:49

Del Piero i thur elozhe Di Marias: E majta e tij madhështore është arma më e fortë e Juves, askush nuk mund ta markojë

Nga studiot e “Sky Sport”, Alesandro del Piero, nuk ngopet së komplimentuari Di Marian dhe tregon edhe prapaskenën e takimit të tyre në Los Anxheles.Collage Maker-24-Feb-2023-12.31-PM

“Verën e kaluar i bëra vizitë kur Juvja ishte në turne dhe së bashku bëmë edhe një sfidë me goditje dënimi. Kush fitoi? Le të themi se dolën barazim, por më pas fola me Angelin gjatë Kupës së Botës. Nuk është se e njoh thellë thellë, por mua më pëlqejnë tipat që rrezikojnë, duke synuar gjithmonë konkretizimin e një objektivi që kanë në kokë. Dhe në këtë moment, mendoj se e majta e tij madhështore është arma më e fortë e Juves. Di Maria ka cilësi teknike të pabesueshme: hap të shkurtër dhe të shpejtë, shpërthime nga vendi, driblim dhe njeh portën. Shkurt, një si ai është i pamarkueshëm”, u shpreh ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"