Debutoi me Kosovën në Andorrë, Zyba: Nder dhe krenari të përfaqësosh vendin tënd

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2023 | 20:38

Debutoi me Kosovën në Andorrë, Zyba: Nder dhe krenari të përfaqësosh vendin tënd

Situata e dëmtimeve dhe pezullimeve nga kartonët te përfaqësuesja e kosovës u dha mundësinë të rinjëve që të tregojnë veten me “dardanët” ndaj Andorrës, takim i cili u fitua me rezultat 3-0 nga skuadra e trajnerit Primoz Gliha.

qendrim zyba

Kjo ishte edhe fitorja e parë e Kosovës në Grupin I për kualifikueset e “EURO 2024”. Mesfushori i Ballkanit, Qëndrim Zyba, i cili më herët ka qenë pjesë e përfaqësuesve të moshave të Kosovës,  të enjten debutoi si titullar me ekipin e parë në Andorrë. 22-vjeçari në postimin e bërë në profilin e tij në rrjetet sociale ka shprehur krenarinë për atë që ka arritur si bir i Kosovës.

Zyba luajti për 78 minuta ndaj Andorrës, ku më pas u zëvendësua nga  Bernard Berisha. Ja postimi i mesfushorit Qëndrim Zyba pas debutimit me “Dardanët”:

“Sa nder dhe krenari të përfaqësosh vendin tënd. Ndihem shumë i lumtur për debutimin me Kosovën time. Unë, biri yt Kosovë”.

zyba 1

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"