DATAT/ Ballkani nis përgatitjet për kampionatet, Shqipëria…pa përgjgije

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2020 | 18:28

DATAT/ Ballkani nis përgatitjet për kampionatet, Shqipëria…pa përgjgije

Teksa shumë prej vendeve të rajonit kanë bërë një plan me data fikse për rikthimin e futbollit të luajtur, edhe kampionate të rëndësishme si ai turk dhe kroat kanë tashmë datën se kur do të ristartojnë. Së fundmi, edhe në Kosovë ka dakordësi të ministrisë me planin dhe kërkesën e federatës së futbollit. Në Kosovë, ministria ka pranuar propozimin e FFK-së për nisjen e Kupës më 24 maj dhe të kampionatit më 1 qershor.

ffk

Mbetet vetëm të saktësohet protokolli specifik i masave. Në Kroaci do të rikthehet futbolli i luajtur më 30-31 maj, duke nisur fillimisht me ndeshjet e Kupës në fazën gjysmëfinale. Në Kroaci ka shumë prej lojtarëve të Kombëtares, si Grezda, Uzuni, Ismajli etj. Gjithashtu, federata turke pas vendimeve të qeverisë ka përcaktuar datën 12 qershor për rifillimin e kampionateve.

Rajoni – Edhe vendet e rajonit kanë saktësuar planin e rikthimit të futbollit. Serbia dhe Mali i Zi, pasi kanë rifilluar stërvitjet këtë javë, do të rinisin kampionatet respektivisht më 30 maj dhe 1 qershor. Në Itali, nga kjo e hënë shumë prej skuadrave kanë rinisur stërvitjet dhe po planifikohet se kur mund të rifillojë kampionati. Pra, po diskutohet dhe bëhet një plan.

ballkani
Në Greqi është vendosur rihapja e shkollave dhe për futbollin po planifikohet e njëjta gjë.

Në Maqedoninë e Veriut, përveçse ka një plan dhe një afat që në fund të këtij muaji të rinisin kampionatet, sot do të ketë një takim mes instancave shtetërore dhe atyre të sportit që të mund të rinisin stërvitjet këtë fundjavë. Kësisoj, vetëm Shqipëria mbetet ende në “ajër” për rikthimin në fushë, qoftë për stërvitje apo edhe për të nisur kampionatet. Tashmë priten rezultatet nga bashkëpunimi ministri-FSHF.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"