Daja rikthehet në mesfushë, shikoni formacionin e mundshëm të Skënderbeut ndaj Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 8:47

Daja rikthehet në mesfushë, shikoni formacionin e mundshëm të Skënderbeut ndaj Flamurtarit

Skënderbeu i ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen ndaj Flamurtarit dhe është gati për të luajtur takimin e parë të fazës së tretë.Skenderbeu - Partizani

Në seancën e fundit stërvitore ekipi i trajnerit Ilir Daja ka punuar më së shumti në aspektin tekniko-taktik, duke u fokusuar te qarkullimi i topit dhe daljet e shpejta nga krahët.

Pas më shumë se 70 minutash stërvitje, trajneri bardhekuq ka vendosur edhe formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë në këtë takim.
FORM

Duket se do të jetë një kopje e ndeshjes me Partizanin, vetëm me ndryshimin se i rikthyeri Asion Daja do ta nisë nga minuta e parë në këtë ndeshje, vend të cilin e kishte zënë Taipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"