Daci: Me Tiranën është sfidë delikate, Teuta nuk i frikësohet asnjë skuadre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 12:44

Daci: Me Tiranën është sfidë delikate, Teuta nuk i frikësohet asnjë skuadre

Teuta do të udhëtojë në një transfertë të fortë përballë Tiranës.Në kushtet kur blutë janë të fokusuar te kjo ndeshje e rëndësishme e sezonit, për Klejdi Dacin gjithçka ka rëndësi, fillimisht harmonia. Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi Daci ka folur rreth ndeshjes së radhës ndaj Tiranës, takim ky që për Dacin duhet marrë maksimumi.

DACI

Si është gjendja në skuadër pas 12 ditësh përgatitjet, ku sot riktheheni në fushë?

Gjatë kësaj jave jemi përgatitur maksimalisht për këtë përballjeme rivalin e ditës së premte. Gjendja është shumë e mirë ekipiështë i plotë e me besim. Mirëpo ne të gjithë jemi të vetëdijshëmpër detyrat tona dhe do ta japim maksimumin nga vetja për të ruajtur rezultatet pozitive të javëve të fundit dhe sot.

Sot përballeni me Tiranën. Çfarë ndeshjeje prisni?

Do të jetë një ndeshje delikate dhe kjo është mëse normale. Është një ekip që pretendonpër titull dhe ka shumë lojtarëcilësorë. Ne e shohim veten tëbarabartë me çdo kundërshtar që luajmë dhe kjo është thelbësore. Kështu, që është e sigurt që Teuta nuk do të jetë njëkundërshtar i thjeshtë për askënd siç e kemi treguar deri tani. Jemi me bindje të përgatitur që do të dalim të marrimmë të mirën.

Janë tri pikët synimi i Teutës në këtë ndeshje?

E thashë se duhet ta ruajmëkëtë ritëm, pasi kampionati është në sprintin final. Përballemime një kundërshtar të fortë, por ne kemi besim se nëse japimmaksimumin, patjetër se do të marrim rezultatin e dëshiruar.Dihet që të tilla duele sjellin lojë të fortë, pavarësisht pozitavetë ekipeve në renditje, por ne duhet të jemi gjakftohtë, të shkojmë të japim gjithsecili nga vetja 100% dhe unë shpresoj ebesoj shumë te skuadra jonë se nëse luajmë ashtu si dimë, patjetër se do të dalim me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

Si do ta përshkruanit ecurinë në ndeshjet e fundit?

Rezultate flasin vetë, duhet të vijomë më këtë ritëm të mbajmë kontrollin e lojës dhe të ruajmë vazhdimësinë. Sigurisht që kemi menduar jo pak në këtë javë, por jam i bindur në forcën e skuadrës dhe kjo na jep shpresë se do të vazhdojmë të bëjmë mirë në kampionat deri në maj.

Sa shanse mendoni se ka Teuta për të vijojë ngjitjen nërenditje deri fund të këtij kampionati?

Të them të drejtën tani jemi shumë pak ekipe që kemi pak diferencë më pikët, që kështu është një garë shumë e vështirë, por dheshumë e fortë. Unë kam besim te forca e grupit të skuadrës sime tetë gjithë djemtë e ekipit kam besim që në fund te sezonit ne tëdalim të jemi lartë në renditje.

teuta

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"