Çudia me klubin e Kamzës, nuk e apeloi kurrë vendimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2019 | 14:31

Çudia me klubin e Kamzës, nuk e apeloi kurrë vendimin

Kamza u përjashtua më 7 mars prej Komisionit të Disiplinës, pas dhunës së ushtruar nga drejtuesit ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti.

Dhuna ne kamze eldorjan hamiti qarri

U bë një muaj e 3 ditë që nga koha kur u mor vendimi që kamzalinjtë nuk do ta luajnë pjesën e mbetur të këtij kampionati dhe sezonin e ri do ta nisin nga Kategoria e Dytë, por klubi kurrë nuk e mori mundimin që të apelonte çështjen në Komisionin e Apelit pranë FSHF-së.

Është e habitshme kjo neglizhencë e drejtuesve më të lartë të Kamzës, që nuk provuan shansin e vetëm që kishin për të zhbërë masën e marrë. Dhe e gjithë kjo situatë të bën të mendosh që drejtuesit nuk e kanë “vënë ujin në zjarr”. Edhe pse tifozëve iu hoq e drejta që të shohin ekipin e tyre në fushë, ata që u dogjën nga përjashtimi ishin 25 lojtarët, të cilët mbeten në mes të 4 rrugëve dhe pa rroga.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"