“Çmendet” Interi, gati 90 milionë euro për  yllin e kampionatit francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2019 | 13:48

“Çmendet” Interi, gati 90 milionë euro për  yllin e kampionatit francez

Pas problemeve me Ikardin në sezonin që sapo përfundoj, Interi tashmë po shikon për një sulmues të  ri.nikolas-pepe

Pas përpjekjeve për të transferuar Romelo Lukaku nga Mançester Junajtid , Interi hedh sytë edhe nga kampionati francez për një sulmues. Sipas asaj që shkruan “France Football” zikaltërit kanë shfaqur interes për lojtarin e Lil , Nikolas Pepe. Sulmuesi shënoi plot 22 gola këtë sezon në Lig 1, dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Drejtuesit italian mendohet se kishin ofruar 60 milionë euro për lojtarin , por kjo shumë ishte refuzuar nga Lile. Sipas lajmeve të fundit zikaltërit do të bëjnë një ofertë ndjeshëm më të madhe për 24-vjeçarin.Pepe

Bëhet fjalë për një ofertë prej 90 milionë eurosh, e cila zor se do të refuzohet nga francezët. I vetmi problem i Interit, është interesimi i Atletiko Madridit për lojtarin nga Bregu i Fildishtë, të cilët e shohin atë si zëvendësuesin ideal të Grizman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"