“Çmendet” Ada, tre gola në gjashtë minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2012 | 12:59

“Çmendet” Ada, tre gola në gjashtë minuta

ADA-GRAMSHI 3-0
GOLAT: Puka 59′, Nika 62′(p), Erkoçeviç 65′
ADA: Dervishaj, Nika, Tota (El.Doçi 54′), Rusi, Çoba, Ferlushkaj, Ed.Doçci, Zefi (Jacaj 68′), Drabeja, Puka (Mujeci 76′), Erkoçeviç. Trajner: R.Kulli
GRAMSHI: Koçi, Kaloshi, Basriu (Bello 72′), Mehmeti, Kote, A.Çerkrezi (Latifi 46′), Duka, Kuqi, Lena, Marishta (Goga 67′), Lezi. Trajner: G.Stojku
KARTONË TË VERDHË: Ferlushkaj 56’/ Kaloshi 34′
GJYQTARË: S.Bogdani, F.Elezi, F.Lama (Durrës)
VËZHGUES: A.Kamberi
DELEGAT: A.Mone

Ada merr një fitore të merituar në Velipojë përballë Gramshit. Të tre golat, velipojakët i realizuan në pjesën e dytë. Që në minutën e 3-të është Nika që me një goditje dënimi ka kërcënuar portën mike, por topi ka kaluar ngjitur me shtyllën e djathtë. Në minutën e 21-të janë miqtë që rrezikojnë me anë të Mehmetit, i cili provon nga 20 metra, por Dervishaj pret në pozicion. Pjesa e dytë ka nisur ashtu si e para, me raste të mira për shënim të vendësve, por edhe me një lojë më të mirë nga miqtë gramshakë. Megjithatë vendësit zgjidhin gjithçka brenda gjashtë minutave duke shënuar tri herë. Ka qenë minuta e 59-të kur Puka, pas një kundërsulmi të shpejtë, ka shënuar golin e parë. Vetëm tri minuta më pas është ky lojtar që pengohet në zonë dhe gjyqtari akordon 11-metërsh, i cili kthehet në gol nga kapiteni Nika. Pas tri minutash është përsëri Puka që me një inkursion nga e djathta nxjerr të vetëm para portës Erkoçeviç, që realizon golin e tretë. Trajneri i Adës, Ritvan Kulli, pas ndeshjes u shpreh: “Jam tepër i kënaqur me lojën që kanë zhvilluar djemtë e mi. Ishte një fitore e bukur dhe për më tepër me shumë gola”.
Admir Uruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"