Champions U-19/ Milani në finale kundër skuadrës së portierit shqiptar që priti 3 penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 22:15

Champions U-19/ Milani në finale kundër skuadrës së portierit shqiptar që priti 3 penallti

Pasi Olimpiakosi mposhti Nantën, Milani iu bashkua në finalen e Ligës së Kampioneve për 19 vjeçarë duke mundur Porton. Kuqezinjtë e drejtuar nga Injacio Abate kaluan të parë në avanazh, por portugezët përmbysën gjithçka.

437158423_446665014551762_4232509957122860717_n

Në minutën e fundit të shtesës, Milani barazoi dhe çoi sfidën në kohën shtesë e cila nuk soli ndryshime në rezultat. Kamarda me shokë u kualifikuan përsëri falë penalltive me kapiten Zerolin që firmosi suksesin që çoi skuadrën në finale e 22 prillit kundër Olimpiakosit të portierit shqiptar, Anxhelo Sina, i cili i ka mrekulluar të gjithë me paraqitjet e tij me skuadrën greke.

GIgSi8qXYAA8bST

Portieri shqiptar Anxhelo Sina, ishte protagonist në gjysmëfinalen ndaj Natës, teksa pritir tre nga katër penalltitë e gabuara nga francezët.

Vlen të theksohet fakti se gardiani shqiptar është kontaktuar nga trajneri Alban Bushi, i cili e ka në planet e tij portierin 20-vjeçar.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"