Champions League/ Europa mban frymën, sot hidhet shorti për fazën e grupeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2023 | 9:00

Champions League/ Europa mban frymën, sot hidhet shorti për fazën e grupeve

Me tri ndeshjet e “play off”-it të luajtura mbrëmë, Europa mësoi 32 ekipet finaliste të Ligës së Kampioneve për sezonin 2023-‘24. Sot në orën 18:00 në “Grimaldi Forum” të Monakos (rikthehet pas tri vitesh) do të hidhet edhe shorti i grupeve të këtij edicioni në Champions. 32 klubet do të ndahen në katër vazo.

champions shorti

Vazo 1 përbëhet nga kampionët në fuqi të Mançester Sitit, fituesit e Ligës së Europës dhe 6 fituesit e kampionateve më të forta të Europës. Ndërsa nga Vazo 2 deri në 4 skuadrat janë renditur sipas koeficientit të tyre. Asnjë klub nuk mund të përballet në këtë fazë me një skuadër nga i njëjti vend. Liga e Kampioneve do të nisë me ndeshjet e para në 19-20 shtator, ndërsa faza e grupeve përfundon më 12-13 dhjetor. Finalja e këtij edicioni do të mbahet në “Wembley” të Londrës në 1 qershor 2024.

I njohur si “Shtëpia e Futbollit”, “Wembley” ka mirëpritur 7 finale të mëparshme të këtij trofeu, më shumë se çdo stadium tjetër. Ndarja e vazove nuk i përjashton grupet e ferrit, ndërsa në një simulim të shortit që “The Sun” bëri pak ditë më parë, kampionët e Sitit u përballën me nënkampionët e Interit në Grupin F, bashkë me Sociedadin dhe Shahtjorin, ndërsa më i pamëshirshëm ishte Grupi B, me Bajernin, Mançester Junajtidin, Milanin dhe Sëlltikun.

SKUADRAT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"