Champions, Grupi C / Gjithçka e vendosur, Haland mbyll edicionin me dy gola për rekordin e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2021 | 22:50

Champions, Grupi C / Gjithçka e vendosur, Haland mbyll edicionin me dy gola për rekordin e radhës

Grupi C i Ligës së Kampioneve është mbyllur me 11 gola të shënuar në dy sfida, të cilat ishin për statistikë, pasi gjithçka kishte mbaruar që me ndeshjet e mëparshme.

haland

Ajaksi ka mundur 4-2 Sportingun në shtëpi, por të dy skuadrat kanë kaluar në turin tjetër të turneut, Holandezët bëhen skuadra e dytë pas Bajern Mynih që merr pikë të plota dhe shënon më shumë se 20 gola në fazën në grupe të turneut. Një ogur i mirë duke llogaritur se ky rekord i bavarezëve ishte dy vite më parë kur ngritën edhe trofeun e Ligës së Kampioneve.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Borusia Dortmund ka mundur 5-0 Beshiktashin, por me dy skuadrat që dinin se do të ishin gjermanët ata që do të shkonin në Ligën e Europës. Për t’u veçuar është kthimi i Haland në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi norvegjezi shënoi dy gola, duke çuar në 23 numrin e golave të shënuar në vetëm 19 ndeshje të luajtura në këtë turne. Një mesatare e pabesueshme që nuk i afrohet askush tjetër në historiREZULATATET 

AJAKS-SPORTING 4-2
8′ (p) Haler, 42′ Antoni, 58′ Neres, 61′ Berghuis / 22′ Santos, 78′ Tabata

BORUSIA DORTMUND-BESHIKTASH 5-0
29′ Malen, 45’+2′ (p), 53′ Rojs, 68′, 81′ Haland

sdsdsdsdsdsd

FORMACIONET ZYRTARE

AJAKS-SPORTING 21:00

 asdasdasd

BORUSIA DORTMUND-BESHIKTASH 21:00

asdsdasdas

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"