Çfarë nuk shkon? Pas 3 viteve, Kombëtarja rritet vetëm tek… emrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 16:15

Çfarë nuk shkon? Pas 3 viteve, Kombëtarja rritet vetëm tek… emrat

Shqipëria i mbylli me një pikë të vetme dy ndeshjet e paratë Ligës së Kombeve kundër Islandës dhe Izraelit. Pritshmëritë nuk ishin këto, pasi synimet nëpërmjet deklaratavetë trajnerit dhe lojtarëve, ishin kapja e vendit të parë nëgrup, por duke parë situatën pas dy ndeshjeve, ky objektivka një vështirësi shumë të madhe për t’u arritur.

SHQIPERIA

Sot Kombëtarja do të luajë një miqësore kundër Estonisë, ku evetmja anë pozitive do të jetë aktivizimi i atyre lojtarëveqë qëndruan në stol apo luajtën shumë pak me kundërshtarët e grupit. Nga ana tjetër, Islanda do të përballet meIzraelin dhe fitorja e këtyretë fundit i çon ata në 7 pikë, 6 më shumë se Shqipëria nëgrup dhe shpresat e Shqipërisë për të kapur vendine parë do të ishin kështu: tëfitohet me Islandën në shtëpi dhe po ashtu të fitohet medy gola diferencë 0-2 ose 1- 3 në transfertën e Izraelit.

Çfarë nuk shkon?

Edi Reja ka tri vite që ka marrë drejtimin e Kombëtaresshqiptare dhe deri tani kaudhëhequr kuqezinjtë në 31″beteja”, me një bilanc prej 13 fitoresh, 12 humbjesh dhe6 barazimesh. Po t’u hedhëshnjë sy ekipeve me të cilat ai është përballur, bien në syshumë ekipe të vogla ndaj tëcilave kemi arritur të marrimrezultat pozitiv, por gjithashtu ka edhe ekipe të mëdhasi Spanja, Anglia apo Franca, kur nuk kemi pasur asnjë shans,edhe pse Hungaria që ne mposhtëm dy herë, brenda dhejashtë, ka fituar me Anglinë, barazuar dy herë me Gjermaninë dhe një herë me Francën e të gjitha këto nuk janë rastësi.

Që prej 2019-ës në Kombëtare janë afruar emra të rinj,lojtarë cilësorë dhe kjo është një meritë edhe e trajneritReja, por aktualisht ne kemi një grup lojtarësh që luajnë nëSerinë A, disa në La Liga, Angli apo Turqi, kështu që nukështë i njëjti grup me atë që italiani gjeti kur mori drejtimine Shqipërisë, e cila ishte në vendin e 62-të në renditjen epërgjithshme të FIFA-s. Praktikisht me këta lojtarë dhe njëtrajner që kalon një periudhë 3-vjeçare me këtë grup duhet të kishim bërë një progres, edhe pse të vogël, porKombëtarja është rritur vetëm me emra sepse në renditjene FIFA-s aktualisht jemi në vendin e 66-të, 4 pozita mëposhtë përpara ardhjes në drejtim të 76-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"