Çështja “Esat Mala”, klubi i vendosur. Ja çfarë pritet të ndodhë me futbollistin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2019 | 17:23

Çështja “Esat Mala”, klubi i vendosur. Ja çfarë pritet të ndodhë me futbollistin

Esat Mala është bërë çështje te Partizani dhe duket shumë e vështirë për momentin që drejtuesit e kuq të gjejnë një gjuhë të përbashkët me mesfushorin. 

esat mala

Refuzimi për rinovimin e kontratës pritet të lërë praktikisht për 6 muaj lojtarin pa u angazhuar në asnjë ndeshje me të kuqtë dhe ndonjë skuadër tjetër, gjithnjë nëse nuk gjendet një marrëveshje për kontratën.

esat mala

Mala është i kuq deri në maj të vitit 2020 dhe në rast se kërkon ta prishë në mënyrë të njëanshme marrëveshjen, atëherë do të jetë i detyruar të plotësojë kërkesat që ka klubi. Vendimi fillestar i drejtuesve është që ai të vazhdojë të stërvitet me të rinjtë, deri në një tjetër urdhër që mund të qartësojë situatën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"