Çështja e stadiumit për Vllaznia-Bylis, ja ku do të luhet sfida e javës së 11-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2019 | 17:28

Çështja e stadiumit për Vllaznia-Bylis, ja ku do të luhet sfida e javës së 11-të

Pas disa polemikash për stadiumin ku do luhej sfida e javës së 11-të, mes Vllaznisë dhe Bylisit, më në fund është marrë vendimi.

Loro Borici

Gazeta mëson se shkodranët do të kenë gati stadiumin ditën e hënë, dhe më 4 nëntor do të presin në shtëpinë e tyre ballshiotët. Ndërkohë, është vendosur dhe orari, i cili do të jetë në 18:00.

Kujtojmë se Vllaznia kërkonte shtyrjen e ndeshjes me Bylisin, pasi nuk e kishin gati “Loro Boriçin” për këtë fundjavë, dhe nuk dëshironin të gjenin një stadium tjetër. Nga ana tjetër, ballshiotët dje reaguan, duke thënë se sfida nuk do shtyhej për një datë tjetër, por do luhej, dhe se nga ana e tyre ata prisnin stadiumin ku do luhej.

Gjithsesi, tashmë në Shkodër duket se i kanë bërë llogaritë që të hënën, stadiumi të jetë gati nga punimet, e të presë ndeshjen me Bylisin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"