Çelhaka shpall zyrtarisht “divorcin” me Besën: Iku koha për aventura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2020 | 22:30

Çelhaka shpall zyrtarisht “divorcin” me Besën: Iku koha për aventura

Nuk ka kthim pas për Alked Çelhakën. Mesfushori me tipare sulmuese e quan të mbyllur këtu aventurën me Besën. I larguar fizikisht nga ekipi që pas 31 majit (bashkë me një pjesë tjetër titullar, për historinë e famshme të rrogave të padhëna), ai ka vendosur që ta shpallë njëherë e mirë “divorcin” me verdhezinjtë.18446616_1342082985827395_3513175040098898772_n

Lojtari që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te kavajasit dhe shënoi edhe 7 gola në 18 ndeshje të luajtura në fushë, në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport” sqaron arsyet që e çuan në këtë pikë. “Nuk kam dëshirë të merrem me fjalë dhe të them ika prej kësaj apo asaj situate. Është fare e thjeshtë. Mua si edhe të tjerë futbollistëve na ka skaduar kontrata me Besën që në 31 maj të këtij viti. Jam munduar të kontribuoj për Besën dhe për qytetin tim. Për shumë arsye, të cilat i ka radhitur edhe vetë presidenti Nexhat Bizhdili në intervistën e tij të fundit, nuk mundëm të rikthehemi në Kategorinë Superiore.

Karriera ime ka nisur që 18 vjeç me Besën në elitë e pas një përvoje te Tirana, u riktheva me dëshirën e madhe te Besa. Menjëherë pas 31 majit, kur dhe u mor vesh se unë dhe disa futbollistë me përvojë bojkotuam vijimin e kampionatit, nisën të më vijnë sinjale nga disa klube të së Parës dhe Superiores. Me Besën e kam mbyllur, por stërvitjen nuk e kam ndërprerë për asnjë ditë.APOLONIA BESA

Përtej përvojës, jam i vetëdijshëm që kërkohet edhe gjendja fizike. Deri në këto momente nuk i kam dhënë OK-in asnjë oferte që më ka ardhur, por do t’i gjykoj me qetësi. Nuk kam moshë për aventura. Në ditët në vijim besoj se do ta bëj publik dhe destinacionin tim të ri”, ka përfunduar Alked Çelhaka, ish-kapiteni i Besës.

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"