“Çdo pikë e marrë në transfertë merr rëndësi”, Kastrati: Burreli nuk del duarbosh nga Vlora

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2024 | 23:10

“Çdo pikë e marrë në transfertë merr rëndësi”, Kastrati: Burreli nuk del duarbosh nga Vlora

Fitorja ndaj Korabit, që u vulos nga goli i mbajtësit Endri Kastrati ka sjellë klimë optimiste te Burreli. Në prag të transfertës së Vlorës, heroi i suksesit të matjanëve ndaj Korabit, Kastrati për gazetën u shpreh:

burreli

“Fitorja e fundit erdhi në sajë të lojës së mirë dhe plot grintë. Ky sukses na jep ‘krahë’ për të përballuar me dinjitet ndeshjet e radhës me Flamurtarin në Vlorë. Fokusi ynë është vetëm te kjo ndeshje në transfertë, një sfidë e vështirë për ne, duke ditur edhe cilësitë dhe pretendimet e vlonjatëve.

Çdo pikë e marrë në transfertë merr rëndësi të veçantë. Shpresojmë të mos dalim duarbosh dhe nga kjo ndeshje”.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"