Bylisi eliminon një rival direkt, Bellai: Me fat që punoj me këtë ekip, të qetë vetëm kur të jemi matematikisht në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2024 | 16:08

Bylisi eliminon një rival direkt, Bellai: Me fat që punoj me këtë ekip, të qetë vetëm kur të jemi matematikisht në Superiore

Bylisi arriti që me fitoren 2-0 të eliminojë në rival direkt si Vora, duke e çuar për momentin në 9 pikë diferencën me venin e tretë. Trajneri Arjan Bellai në një prononcim për “MCN” pas ndeshjes tregoi se ai do të jetë i qetë vetëm kur matematikisht ta kenë siguruar ngjitjen në Superiore. Ja prononcimi i trajnerit të Bylisit:

bellaiiii

“Te goli i dytë gëzuam shumë se Vora pati raste për barazim. Kur shënon je më i qetë dhe përgëzoj çunat për punë e seriozitetin që kanë treguar gjatë gjithë kohës në fazën përgatitore, duke u përgatitur pikërisht gjatë gjithë kohës për këtë takim që patëm sot. Vora është një nga ekipet më të mira të Kategorisë së Parë. Prandaj është një fitore me shumë vlera dhe jam me fat që punoj me këta djem që kam në skuadër.

Gëzoja të ikte Trumçi, pasi është një lojtar që ka punuar fort në këto 3 vite dhe është rritur si lojtar. Por përsëri ka për të ikur në një ekip të madh se meriton, qoftë tani në dimër apo në verë.

Tërheqja në pjesën e dytë?  Strategjia ime ishte kur bëra ndërrimet. Në fillim të kësaj pjese ramë se na mungojnë lojtarët të veçantë, si Maçolli që organizon lojën. Gjithsesi edhe të tjetër bënë mirë. Çaluam pak në fillim me qarkullimin e topit.

Distanca me vendin e tretë

Nuk ka qetësi në futboll, se me 3 ndeshje të humbura dhe 3 të fituara nga rivalët shkon aty aty. Ndaj jemi të fokusuar te ndeshja e radhës me Lushnjën, ku duhet të bëjmë detyrën. Do të jem i qetë kur të jemi matematikisht në Superiore”.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"