Bursat, Egzon Shala sërish akuza kundër KOKSH-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2014 | 14:10

Bursat, Egzon Shala sërish akuza kundër KOKSH-it

Egzon ShalaMundësi i Kombëtares shqiptare, Egzon Shala, deklaroi se nuk ka asnjë plan për të përfaqësuar një shtet tjetër, porse zemra i rreh vetëm për flamurin kuqezi. Shala ishte kandidati i vetëm i propozuar nga Federata Shqiptare e Mundjes për të përfituar bursën olimpike “Rio 2016”, por paneli ndërkombëtar i CIO-s, sipas Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, zgjodhi mes dy kandidatëve sportistin e Tiranës, Osman Hajdarin. “Unë nuk kërkoj asgjë më shumë seç më takon. Unë kërkoj me shpirt dhe zemër të përfaqësoj kombin tim, Shqipërinë. Shpresoj që në Lojërat Olimpike të ardhshme në Rio 2016 të ngre lart flamurin shqiptar, përtej ofertave që mund të kem pasur për një shtet tjetër. Unë do të garoj vetëm për Shqipërinë”, deklaroi për “Supersport” mundësi i stilit të lirë, kampioni i vendit të pestë në Kampionatin Europian në 2013-n; medalist i bronztë në Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013? dhe, së fundmi, vendi i 7- të në botë. Për çështjen në fjalë të shumëdiskutuar, që ka përçarë përsëri Federatën Shqiptare të Mundjes dhe institucionin olimpik, në një reagim për gazetën, federata do të deklaronte se Komisioni Teknik kishte përjashtuar kandidaturën e vetme të propozuar prej tyre, përkatësisht Egzon Shalën dhe ka përfshirë një tjetër sportist pa dijeninë e tyre. Edhe pse përshëndeti nismën e përfshirjes së mundjes në projektin e bursave olimpike si sport elitar, federata vuri në dukje në qëndrimin e saj zyrtar se për këtë çështje do t’u drejtohen organizmave ndërkombëtarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"